Cila është ajo marrëveshje sekrete e Nishit për ndarjen e Kosovës? - Bota Sot
Cila është ajo marrëveshje sekrete e Nishit për ndarjen e Kosovës?

Analiza

Cila është ajo marrëveshje sekrete e Nishit për ndarjen e Kosovës?

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 1 dhjetor 2018 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Nëse vërtet ekziston, pse Qeveria e Kosovës nuk e ka zbardhur "Marrëveshjen Sekrete për Ndarjen e Kosovës", të arritur mes Vuçiqit dhe Ramës në bisedimet e tyre të bëra në Nish në vitin 2016?

Kohët e fundit, në Kosovë dhe në Shqipëri, është duke u bërë  zhurmë e  madhe  nga propaganda politike shqiptare, veçanërisht nga disa mas media shqiptare në Ballkan dhe në diasporë, që thuhet se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti serb Alesandar Vuçiç kanë arritur një Marrëveshje Sekrete për Nndarjen e Kosovës ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë , nënshkruar në qytetin e Nishit të Serbisë në vitin 2016.

Thjesht, nëse kjo është e vërtetë, atëherë, së pari, do të duhej të publikohej teksti original i të së ashtuquajturs “Marrëveshje Sekrete”, të nënshkruar në Nish nga kryeministri  i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama dhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Derisa nuk publikohet origjinali i një marrëveshjeje të tillë, e cila (nëse është lidhur),  do të ishte shumë e dëmshme për marrënient  mes Kosovës dhe Shqipërisë,  kryeministri Rama ka të drejtë t’i quajë “gomarë” dhe diletantë të gjitha ata që  e kanë shpifur në këtë “temë”.

Mirëpo, nëse del në shesh një e vërtetë e tillë, atëherë, qeveria e Kosovës, duhet të marrë masa konkrete ligjore dhe kushtetuese për denoncimin e një Marrëveshjeje të tillë sekrete mes presidentit serb Vuçiq dhe kryeminstrit Rama, të bërë në Nish më 2016.

Mirëpo, Edi  Rama nuk ka kurrfarë të drejte morale e as ligjore, që t’i quajë “gomarë” të gjithë ata që e kanë kritikuar dhe me plot të drejtë po e kritikojnë presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Edi  Rama e të tjerë, që po mbështesin propozimin për “korrigjimin e kufijve” të Kosovës  me Serbinë.

Madje, as Thaçi, as Rama e as  partizanët e tyre, që  po i mbështesin këta dy shtetarë të papërgjeshëm, nuk janë gomarë, as të marrë, por vetëm tradhtarë me “myhyr” si Esat Pashë Toptani, sepse asnjë lider politik, asnjë akademik dhe asnjë kovaç nuk ka të drejtë të bëjë marrëveshje (qoftë sekrete a publike)  as me Aleksandër Vuçiqin, as me Ivica Daçiqin (minister i Jashtëm)  e as me Ana Bërnabiqin (kryeministri)   qoftë për korrigjimin, për ndarjen ose përshkëmbimin e kufijve të Kosovës, pa marrë PËLQIMIN UNANIM  të POPULLIT-SOVRANIT të KOSOVËS.

-Kush është  Hashim Thaçi dhe kush është Edi Rama,  që pa  e PYETUR POPULLIN, të debatojnë me përfaqësuesit zyrtarë serbë të Beogradit se duan “korrigjimin” ose  “shkëmbimin”, që në fakt nuk është gjë tjetër vetëm se humbje e territorit të Kosovës në favorin e Serbisë kolonialiste dhe hegjemoniste.

Këtë “akrobacion politik” proserb dhe prorus Thaçi-Rama, nuk duhet lejuar populli shqiptar  i Kosovës, pavarësisht se çfarë do të jetë çmimi i tij ngase  territori dhe pasuria e Kosovës nuk janë plaçkë private e tyre, edhe pse këta fatkeqësisht dhe mjerisht janë në krye të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë. Kjo është tragjedia më e madhe politike për këto dy shtete.

Sa më sipër, nëse ka ndodhur përfundimi i ndonjë Marrëveshjeje sekrete  për ndarjen e Kosovës mes  presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, atëherë, pse deri tash atë nuk e ka zbardhur dhe nuk e ka denoncuar Qeveria  e Republikës së Kosovës?  

Nëse Edi Rama  “  paska pranuar “ se fshehurazi ka vepruar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq  për ndryshimin e kufijve të Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë, atëherë si qe i mundur bashkëpunimi dhe takimi i DY QEVERIVE herë në Shqipëri e herë në Kosovë brenda dyvjeçarit të fundit (2016-2018)?

-Dhe, nëse Rama ka lidhur ndonjë marrëveshje sekrete me presidentin Alekesandar Vuçiq për ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë, atëherë kryeministrit Edi Rama nuk duhet t’i lejohet hyrja në Kosovë, se ka sheklur ligjet dhe Kushtetutën , duke u përzier në çështje të brendshme të Kosovës, ashtu siç po vepron Serbia qe 10 vjet (2008-2018).

Derisa qeveria e Republikës së Kosovës nuk e zbulon ekzistimin e një marrëveshje të tillë  sekrete Vuçiq-Rama, logjikisht dhe realisht nuk ekzsitojnë argumente të bazueshme se Edi Rama ka bërë një tradhti të tillë sikurse  Ahmet Zogu dikur me kryeministrin e Serbisë, Nikola Pashiq (1924).

Ja, “”Teksti i plotë i Marrëveshjes ndërmjet Ahmet Zogut dhe Kryeministrit Serb Nikolla Pashiq (marrëveshje e nënshkruar në vitin 1924 në këmbim të ndihmës që serbët i dhanë Zogut për t'u rikthyer në Shqipëri, duke luftuar qeverinë e Fan Nolit).

“1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviq.

3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.

6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.

8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.) Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, Citohet sipas Faton Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare, Prishtinë, 2004,f.207.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...