Autoportreti i Frida Kahlo-s që pritet të shitet për 30 milionë dollarë

Art

Autoportreti i Frida Kahlo-s që pritet të shitet për 30 milionë dollarë

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 23:23
“Diego y yo”

Një autoportret i Frida Kahlo-s, me figurën e burrit të saj Diego Rivera në qendër të ballit, pritet të thyejë rekord duke u bërë vepra më e shtrenjtë e artit të Amerikës Latine. Shtëpia e ankandeve Sotheby’s njoftoi se po ofronte për shitje pikturën e vitit 1949 të titulluar “Diego dhe unë” me një çmim prej 30 milionë dollarësh.

Autoportreti në vetvete është një pikturë magjepsëse, që nxjerr në pah artisten meksikane dhe marrëdhënien e trazuar me burrin e saj.

“Diego y yo” do të shfaqet për publikun në Hong Kong nga 7 deri më 11 Tetor, dhe në Londër 22-25 Tetor. Më pas do të kthehet në Nju Jork për ekspozitë para shitjes në Nëntor.

Image
“Diego y yo”

“Frida Kahlo është një ikonë globale e artit modern, vepra e së cilës është e dashur në të gjithë botën. Diego y yo, mishëron interpretimin e detajuar të përpiktë, ikonografinë komplekse dhe rrëfimet thellësisht personale që janë shenja dalluese të pikturës së saj të pjekur,” tha Anna di Stasi, drejtore e Sotheby’s të artit të Amerikës Latine. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat