Atleti Musa Hajdari ka fituar medaljen e argjendtë në kampionatin ballkanik të sallës për senior.
Kampionati është mbajtur këtë fundjavë në Stamboll të Turqisë.
Hajdari fitoi medaljen në disiplinën 800 metra.
Ai arriti në cak me kohë 1:49.31, vetëm 11 të qindtat larg normës evropiane.
Musa Hajdari është bursist Olimpik për Tokio 2020.