Rritet numri i turistëve të huaj në maratonën e Phenianit

Atletika

Rritet numri i turistëve të huaj në maratonën e Phenianit

Më: 7 prill 2019 Në ora: 16:36
Phenian

Maratona vjetore e Phenianit është gjithnjë një ngjarje ku vrapojnë shumë persona, por sot, turistët e huaj ishin dy herë më të numrët se sa vitin e kaluar në një kontekst të uljes së tensioneve në gadishull, sipas operatorëve turistikë.

Kjo garë zhvillohet në kujtim të përvjetorit të lindjes në vitin 1912 të Kil Il Sung, themeluesi i regjimit, si dhe i jep mundësinë vizitorëve të vrapojnë në rrugët e kryeqytetit të vendit më të izoluar në botë.

Rreth 950 perëndimorë janë regjistruar në edicionin e vitit 2019, sipas liderit të tregut “Koryo Tours”, kundrejt 450 në vitin 2018. Frekuentimi turistik në atë kohë kishte pësuar një rënie të ndjeshme për shkak të sanksioneve që ishin vendosur kundër Phenianit nga OKB-ja për ta ndëshkuar për programet e tij balisitike dhe bërthamore të ndaluara.

Ndonëse amerikanët vazhdojnë të ndalojnë qytetarët e tyre të shkojnë në këtë vend, gjithnjë e më shumë turistë perëndimorë janë regjistruar në këtë garë ndëkrohë që Trump dhe Kim po rrisin muajt e fundit iniciativat diplomatike.

“Me rënien e tensioneve politike, po rritet këresa turistike”, konstaton, Elliott Davies drejtori i Uri Tours. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat