Halil Sylejmani në një takim shumë domethënës në Evropë

Atletika

Halil Sylejmani në një takim shumë domethënës në Evropë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 17:55
Halil Sylejmani dhe Kahrimanov

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani është duke ndjekur punimet në Kongresin e Federatës Evropiane në atletik. Sylejmani ka pasur takime të shumta me kryetar të federatave evropiane dhe ballkanike ku biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen për sportin e atletikës.  Në Kongresin e 26-të Europian të Atletikës për katër vitet e ardhshme u rizgjedhë  Svein Arne Hansen nga 2019 deri më 2023.  U zgjodhën edhe tre nënkryetarët : Cherry Alexander (GBR), Dobromir Karamarinov (BUL) dhe Libor Varhanik (CZE) dhe 13 anëtar të bordit të Federatës Evropiane në Atletike.
Kongresi e hap presidenti i IAAF-it, Sebastian Coe, i cili nderoi punën e bërë nga Federata Europiane e Atletikës në viteve të fundit
Përveç zgjedhjeve, Kongresi gjithashtu miratoi raportet financiare për 2017 dhe 2018 si dhe planin financiar për vitet 2020-23.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat