Zotohen për gjysmëmaratonë të fuqishme në Prishtinë

Atletika

Zotohen për gjysmëmaratonë të fuqishme në Prishtinë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2019 Në ora: 17:29

Organizatorët e Gjysmëmaratonës ndërkombëtare “Prishtina 2019” zotohen për një garë më të mirë se në vitin paraprak. Organizatorët janë duke zhvilluar të gjitha përgatitjet e nevojshme që të janë sa më të gatshëm për garën më prestigjioze në Kosovë, e cila do të mbahet me 28 prill në relacionin nga Teatri Kombëtar në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Kastriot, e anasjelltas.

Gjysmëmaratona fillon në orën 10.00 e cila pritet me emocione të mëdha, njëkohësisht është e 19-ta më radhë. Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, tha se përgatitjet shkojnë mirë dhe pret një numër të madh të atletëve nga shtetet e ndryshme të botës. “Deri me tani kemi bërë përgatitjet më të mira që është e mundur dhe gati jemi për të startuar me garën. Me 22 prill të këtij muajt, te Teatrit Kombëtar do të startojë regjistrimi me atletë e atlete dhe do të vazhdojë deri me 27 prill në orën 20.00.

Në gjysmëmaratonë kemi të angazhuar edhe MKRS-në gjegjësisht DSK-në dhe drejtoratin për sport të Komunës së Prishtinës, që janë bashkëorganizatorë, por do ta ndihmojnë edhe disa donatorë, të cilët janë gjithherë me ne, që 19 vite me radhë si ProCredit, Iute Credit, Lactalism Rugovë, Grill House Shaban, Rrite Me Dashni e Toifor”, thotë Sylejmani. Ai tregon edhe për shpërblimet. “Në këtë garë shpërblimet janë tërësisht 13.620 euro. Garuesi që do ta zë vendin e parë shpërblehet me 1200 euro për meshkuj gjithashtu edhe për femra, ku do të jenë dhjetë shpërblime në të dyja konkurrencat”, theksoi Sylejmani.  

Zëvendësdrejtoresha e DSK-së, Afërdita Fazlija, tha se është garë me traditë. “Është viti i 19-të dhe është bë një traditë. 19 vite janë bashkëpunim dhe bashkëfinancim të gjysmëmaratonës Prishtina, ne edhe këtë vit si ministri e konfirmojmë mbështetjen për gjysmëmaratonë. Jemi të privilegjuar që jemi pjesë e Këshillit Organizativ të gjysmëmaratonës, të njëjtën kohë shohim që rrita ka krijuar edhe sponsor të rinj në organizim, çka jep me kuptuar ndoshta në 20 vjetorin e përmbylljes të gjysmëmaratonës, ministria për sport do të jetë vetëm në mbështetjen profesionale për shkak se gjysmëmaratona ka edhe një rritje sa i përket aspektit financiar.

Pretendimet e federatës janë që gjysmëmaratona shumë shpejt të aplikojë apo të përgatitet për maratonë të plotë, ne si DSK dhe si MKRS jemi të gatshëm që ta mbështesim Federatën atletike në këtë organizim, që lirisht mund të them se gjysmëmaratona Prishtina 2019 është një simbol i rritës së DSK-së dhe sportit në përgjithësi të Republikës së Kosovës”, tha mes të tjera Fazlija. Fatlum Grajçevci, koordinator, foli për çështje organizative e teknike të kësaj gare, kurse Fitim Rexha, drejtor për sport në Komunën e Prishtinës, tha se e mbështesin këtë garë të rëndësishme.

Image

Halil Sylejmani

“Siç dihet tradicionalisht edhe Komuna e Prishtinës e ka përkrah këtë maratonë dhe do të vazhdojë të përkrah. Gjithashtu edhe privilegj për ne maratona, kryeqytetin e Prishtinës ndërkombëtarisht e bën me të njohur dhe e shtyn në agjendat ndërkombëtare. Komuna e Prishtinës do ta përkrah financiarisht po ashtu do t’i kryen edhe obligimet teknike që i takojnë”, tha mes të tjera Rexha. Më pas u fol edhe për gjysmëmaratonën jubilare për vitin e ardhshëm, e cila do të jetë e 20-ta me radhë, që të organizohen edhe më fuqishëm dhe me dyfishim të shpërblimeve.

Organizatorët thanë se janë rritur edhe shpërblimet për veteranët (40 vjet meshkujt e 35 vjet femrat), që zënë pozitën e parë shpërblimi është 300 euro. Organizatorët konfirmojnë se disa atletë vetëm janë lajmëruar për pjesëmarrje, si Chrsitine Moraa Oigo (Kenia), Ruth Chemisto Matebo (Kenia), Caroline Jebet Korir (Kenia), Hellen Jepkosgei Kimutai (Kenia) e Emile Jemutai Cheruiyot (Kenia),ndërsa të meshkujt janë Elijah Mutuku Wambua (Kenia), Evans Kipngetich Tanui (Kenia), Mark Kipchumba Rotich (Kenia), Moses Kipruto Kibire (Kenia), Youssef Sbaai (Maroko), Ahmed Nasef (Italia), Ezzamzami Abida (Maroku) dhd Ilham El Mouradi (Maroku).

Shpërblimet për 10 vendet e para, 21 km
Meshkuj e femra

Vendi i parë    1200 euro 
Vendi i dytë    900 euro 
Vendi i tretë    700 euro 
Vendi i katërt    500 euro 
 Vendi i pestë        400 euro
Vendi i gjashtë    300 euro
Vendi i shtatë    200 euro
Vendi i tetë    100 euro
Vendi i nëntë    70 euro
Vendi i dhjetë    50 euro

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat