Salihu: Shpëblimi, motiv shtesë për mua - Bota Sot
Salihu: Shpëblimi, motiv shtesë për mua

Atletika

Salihu: Shpëblimi, motiv shtesë për mua

Më: 2 janar 2020 Në ora: 10:54
Salihu: Shpëblimi, motiv shtesë për mua

Para pak ditësh (27 dhjetor 2019) edhe Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut shpalli më të suksesshmit e vitit 2019.

E në mesin e atyre që fituan çmime ishte edhe talenti i ri i klubit të atletikës “Liria” nga Saraji i Shkupit, Nuri Salihi.
Ai u shpall atlet i vitit 2019 në kategorinë e pionierëve rë rinj.

Salihi është kampion shtetëror në kategorinë e pionierëve të rinj në disiplinat: vrapim në 200 metra, në 300m, në kërcime së gjati dhe në vrapim stafetor 4x100 metra.

“Që nga klasa e 6-të, profesori dhe trajneri Rrahman Alija kërkonte me ngulm që unë të kyqem në sportin e atletikës, por isha në dyshime, sepse isha edhe anëtar i grupit të valleve pranë ansambilt të këngëve dhe valleve ‘Shqiponja’ nga Saraji, dhe nuk më tërhiqte atletika, por këmbëngulja e profesorit që të provojmë më bindi dhe u vërtetua se profesori nuk paska gabuar. Ky shpëblim për mua është një motiv shtesë që edhe në të ardhmen të vazhdoj me të njejtin ritëm dhe në bashkëpunim me profesorin si dhe me trajnerin Besart Beluli, që ishte edhe atlet i profesorit Rrahman Alija do të arrij të fitojë shpërblimet sipas kategorive”, tha talenti Nuri Salihi.

Ndërsa, çmimin atlete e vitit në kategorinë e junioreve e fitoi Anesa Hajdari, e cila një çmim të tillë e kishte fiuar edhe në kategoritë:pioniere e re, pioniere, juniore e re dhe në fund edhe si juniore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat