Volejbollistja e kampiones së Kosovës, M-Technologie nga Prishtina, Edona Gjosha, po dëshmohet gjithnjë e më jashtëzakonshme edhe në disiplinat teknike të atletikës.
Ajo sot theu rekord në Kampionatin e Kosovës në atletikë, që u mbajt në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
“Sot në Kampionatin e Kosovës në atletikë arrita rekord shteti në disiplinën e Gjyles 12.35 metra”, ka thënë Edona.
Edona është kampione në shtizë dhe në gjyle, suksese të jashtëzakonshme të saj.