Të dielën do të mbahet gara e vrapimit në Prishtinë

Atletika

Të dielën do të mbahet gara e vrapimit në Prishtinë

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 12:47
Të dielën do të mbahet gara e vrapimit në Prishtinë

Të dielën në Prishtinë do të mbahet gara e vrapimit malor, “Prishtina Trails 2020”.

Arena ku do të takohen vrapuesit do të jetë Gërmia ku do të mbahen gara në tri disiplina me shtigje nga 10km, 21km dhe 42km. Gara do të fillojë nga ora 07:00,

Kjo është një nga pak ngjarjet e vrapimit që janë organizuar këtë vit për shkak të kufizimeve nga pandemia e koronavirusit.

Por, aktiviteti individual në natyrë nuk ka ndaluar, dhe është pikërisht një shprehi që organizatorët e garës, klubi i vrapit “X Trailers”, e promovojnë për t’u kujdesur për shëndetin fizik dhe atë mendor të secilit gjatë këtij viti të mbizotëruar nga pandemia.

“Gërmia àsht e jotja, vrapoje” është slogani i natyrshëm i kësaj gare që thërret për prani më të madhe të shoqërisë në natyrë.

Në këtë garë do të marrin pjesë edhe emra të njohur nga politika e vendit tonë, si deputetet Blerta Deliu Kodra dhe Mimoza Kusari Lila.

Edicioni i dytë i “Prishtina Trails” përkrahet nga kompani të cilat gjithashtu promovojnë aktivitetin fizik në natyrë si dhe ushtrojnë veprimtari biznesi që janë në harmoni me mbrojtjen e mjedisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat