​Atleti Grevist Bytyçi drejt Lojërave Olimpike Paris 2024, trajneri i tij zbulon objektivat

Atletika

​Atleti Grevist Bytyçi drejt Lojërave Olimpike Paris 2024, trajneri i tij zbulon objektivat

Më: 15 mars 2023 Në ora: 20:50
Grevist Bytyçi dhe Adrian Mazreku

Pas pranimit të Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar u hapën dyert për sportistët paralimpik të Kosovës që të marrin pjesë në Lojërat Paralimpike Paris 2024.

Në mesin e sportistëve paralimpik është para-atleti Grevist Bytyçi i cili është përzgjedhur nga Komiteti Paralimpik i Kosovës të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Paralimpike Paris 2024.

Në Lojërat Paralimpike mund të shkohet me normë dhe me ftesë.

Trajneri i Bytyçit, Adrian Mazreku është i bindur se ai do ta arrijë normën olimpike. Ai thotë se në rast se arrihet ky objektiv, Bytyçi mund të arrijë në finale të Lojërave Paralimpike, derisa shton se atleti nga Malisheva ka nevojë për mbështetje financiare nga institucionet e Kosovës por edhe të bizneseve.

“Në synojmë të arrijmë normën me Grevistin në disiplinën 1500m në kategorinë T46 ku mund të garoi Grevisti. Nëse nuk arrihet norma atëherë mund të shkoi para atleti më i mirë i Kosovës e që padyshim Grevisti është më i miri. Grevisti fiton gara me atlet elitarë të Kosovës e mos të flasim me para atlet. Unë si trajner pres që Grevisti të arrijë normën në disiplinën 1500m ndërsa në garë pres që të kualifikohet në finale të Lojërave Paralimpike. Për të arritur këto rezultate na duhet përkrahje morale e financiare sepse duhet të përgatitemi maksimalisht andaj bëjë thirrje institucioneve dhe bizneseve të na përkrahin në rrugën tonë drejt Parisit 2024.”, tha Mazreku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat