Sylejmani: Këtë dhjetëvjetësh e kemi pritur me shekuj e me shekuj - Bota Sot
Sylejmani: Këtë dhjetëvjetësh e kemi pritur me shekuj e me shekuj

Atletika

E martë, 16 tetor 2018

Sylejmani: Këtë dhjetëvjetësh e kemi pritur me shekuj e me shekuj

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:10
Halil Sylejmani

Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës, kujton periudhat e ndryshme derisa kanë arritur të bëhen shtet i njohur ndërkombëtarisht. “Në vitin 2015, 16 e 17-të, jemi kompletuar si e pavarur me atletikë. Në vitin 2015 u pranuam në EAA (Federatën Atletike Evropiane), pastaj në 2016 në atë botërore (IAAF), në Federatën Ballkanike dhe mediterane.

Këtë dhjetëvjetësh e kemi pritur me shekuj e me shekuj, që jemi të pavarur. Besoj se sporti në përgjithësi ka treguar rezultate bukur të mira, por asnjëherë nuk pajtohem e të jemi të kënaqur me këto të arritura. Ne jemi duke bërë të pamundurën dhe rezultatet e brendshme dhe të jashtme, do të ishin edhe më të mëdha, po qese do të ishin kushtet materiale, infrastruktura e shumë faktorë që ndikojnë në mbarëvajtjen e punës dhe arritjen e rezultateve. Si udhëheqës i mbretëreshës së sporteve, jam i nderuar t’i falënderojë të gjithë ata të cilët kanë bërë punën dhe bëjnë sot, që një dhjetëvjetor të jemi të barabartë dhe të garojmë, kështu nuk jemi hiq fortë larg rezultateve të shteteve që kufizohemi.

Si person, besoj se me një bashkëpunim, organizim edhe më të madh, do të tregojmë së vërtet jemi qytetarë, sportistë, ku do të ngrisim flamurin e Kosovës në arenë ndërkombëtare.  Kisha me thënë, këtë sport të cilët e kanë përkrahur mjetet e informimit, shoqëria civile, organet shoqërore e shtetërore, i kanë dhënë puls, gjithë stafit udhëheqës dhe atletëve, që t’i përkushtohemi një sportit të vështirë dhe të arrijmë rezultate.

Ekipi apo kombëtarja e Kosovës në atletikë, do të marrë pjesë në Stamboll, ne garën ballkanike e cila do të zhvillohet pikërisht me 17 shkurt, ditës së pavarësisë, ku presim rezultate mjaft të mira dhe besoj se do të kthehemi në Kosovën e lirë me medalje, njëra prej tri medaljeve kryesore.

Të them edhe një herë, nuk jam i kënaqur derisa të marrim medaljen e mirënjohje ballkanike, evropiane e botërore. Falënderoj gjithë dhe me shpirt gazetën tuaj. Kërkoj që të punojmë sepse sporti është shëndeti ynë. Uroj pavarësinë gjithë sportistëve, dashamirëve sportiv dhe përkrahës të sportit”, tha Sylejmani për gazetën kombëtare "Bota sot".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test