Halili asnjëherë nuk u dorëzua!

Atletika

Halili asnjëherë nuk u dorëzua!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2018 Në ora: 16:29
Sylejmani në ballë

Gjymëmaratona ndërkombëtare “Prishtina 2018” në atletikë, përmbushi të gjitha parashikimet! Të dielën që e lamë pas mbi 1200 atletë e atlete, përfshirë edhe fëmijët arriti numrin mbi 1600, ku ishte me një rivalitet të madh dhe garën e dominuan kenianët!  E veçanta, është se në vitin 2001 ishte mbajtur Gjysmëmaratona e parë dhe që nga ajo kohë regjistron numrin 18!

Edhe dy Gjysmëmaratona për të arritur në numrin 20 apo 20-vjetorin e organizimit të kësaj gare të madhe. Që nga atëherë e deri me sot në ballë të kësaj gare është Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës. Ai asnjëherë nuk u dorëzua, por gjithnjë këmbëngulës që të arrij sa më shumë, të rrisë shifrën e shpërblimeve dhe numrin e garuesve.

Në vitin 2001 nuk kishte më shumë se 500, ndërsa sot kalon shifrat e 1600 garuesve. Shpërblimet janë për dhjetë vendet e para, fituesi i garës mori 1200 euro. Kjo Gjysmëmaratonë pretendohet një ditë të shndërrohet edhe në maratonë. Në një garë që marrin pjesë garues nga shtetet e ndryshme. Sylejmani ka plane për gjysmëmaratonën e ardhshme që të jetë më ndryshe se kësaj radhe dhe me atraktive edhe për vendet e huaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat