Diamond League, Luiza Gega thyen rekordin kombëtar

Atletika

Diamond League, Luiza Gega thyen rekordin kombëtar

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 00:59
Luiza Gega

Luiza Gega theu rekord kombëtar në 3000 mijë metra me pengesa dhe e bëri në një kompeticion prestigjoz si Diamond League, teksa në ndalesën e radhës në Romë atletja shqiptare konfirmoi dhe njëherë se është mbretëreshë e pistave kuqezi, teksa u rendit e 9-ta mes 22 garueseve, por ishte gjithashtu dhe e para nga Europianit në renditjen përfundimtare.

Gega, jo vetëm regjistroi kohën më të mirë sezonale për të në këtë disiplinë, por arriti të thyejë me 4 sekonda rekordin e mëparshëm në këtë garë, ndërsa regjistroi dhe kohën më të mirë të këtij viti për një atlete europiane. Atletja shqiptare ndali kronometrin në 9 minuta e 22 sekonda, duke përmirësuar kohën e saj të mëparshme me 9 minuta e 26 sekonda e 5 të qindtat, që përbën njëkohësisht dhe një rekord të ri kombëtar për këtë disiplinë.

Në garën që u fitua nga keniania Kiyeng, Gega nuk mundi të marrë pikë të vlefshme për renditjen e përgjithshme të Diamond League vetëm për një pozicion, pasi u rendit e nënta, por gjithsesi mundi të lërë pas 12 kundërshtare, mes të cilave dhe kenianen Kirui, britaniken Clarke, gjermanen Krause apo turken Guvenc.

Koha e regjistruar nga Gega ishte më e mirë dhe se ajo e tunizianes, Ghirbi, që do ta ketë rivale në Lojërat Mesdhetare për medaljen e artë, apo gjermanes Krause, me të cilën, bashkë me britaniken Clarke do të rivalizojnë për titullin kontinental në europianin e muajit gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat