Kjo është makina më e dëshiruar në Zvicër!

Auto

Kjo është makina më e dëshiruar në Zvicër!

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 10:02
VW Tuareg

“Skoda Octavia” është sërish vetura numër një në Zvicër. Kjo veturë është më popullore në Zvicër për herë të dytë me radhë. Tashmë në fund të nëntorit, VW kryeson listën e makinave dhe tani, sipas “Auto-schweiz”, gjithashtu në fund të vitit do të jetë në krye të veturave më popullore. 

VW Golf ka zënë vendin e dytë. Për dekada Golfi ka qenë numër një, pothuajse pa ndërprerje.

“Amag”, importuesi zviceran i markave VW, shpjegon renditjen e re me avantazhet e shumta të Octavia. Octavia është në dispozicion në variante të ndryshme, modele 4×4 automatik, thonë në Amag. “Octavia plotëson të gjitha dëshirat e Zvicrës”. 

Dhe në vend VW Golf, shumë blerës zgjodhën xhipat VW Tuareg.

VW ishte vetura më e shitur në Zvicër edhe këtë vit. Shitjet ishin raportuar edhe për markat Audi, Seat dhe Skoda, thotë zëdhënësi i Amag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat