Spiunohet Renault Clio i ri gjatë testimit në kushte dimri

Auto

Spiunohet Renault Clio i ri gjatë testimit në kushte dimri

Më: 3 janar 2019 Në ora: 11:50
Renault Clio

Zhvillimi i gjeneratës së ardhshme Renault Clio është në fazën e testimit të motit të ftohtë në Suedi dhe hatchbacku i ardhshëm mund të debutojë në panairin e Gjenevës, në muajin mars.

Edhe pse i kamufluar, Clio vazhdon të jetë një hatchback me pesë dyer, dhe ka ende një dorezë të fshehur të dyerve në shtyllën C për hapjen e dyerve të pasme. Ndërsa nuk është e lehtë të shihet, brezi i fundit thuhet se përmban elemente të dizajnit nga Megane.

Në enterier, Clio i ri përmban një prekje digjitale të instrumenteve që zëvendëson shumë nga butonat tradicionalë. Cilësia e materialit është shumë më e mirë edhe në kabinë. Sistemet e avancuara të asistencës së shoferit do të lejojnë vozitjen gjysmë autonome.

Gjenerata e ardhshme e Clio-s do të ndajë platformën CMF-B me Nissan Micra. Motori bazë do të jetë një turbo-mbushës 1.0 litër me benzinë, por blerësit do të jenë në gjendje për ta azhurnuar deri në 1.3 litra nga klasa Mercedes-Benz A dhe B.

Një motor me naftë 1.5 litra do të jetë gjithashtu në dispozicion. Një hibrid i butë dhe plug-in do t'i bashkohet gamës së fuqisë më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat