Mercedes planifikon modelin më të vogël A-Class

Auto

Mercedes planifikon modelin më të vogël A-Class

Më: 10 janar 2019 Në ora: 18:18
Ilustrim

Gjigandi gjerman prezantoi modelin e dytë të CLA-së disa ditë më parë, i cili vazhdoi trendin e dizajnit dhe teknologjisë që filloi me gjeneratën e re të klasës A.

Klasa A është modeli më i vogël Mercedes-Benz, por siç transmeton Autobild, kjo mund të ndryshojë shumë shpejt në disa tregje.

Mercedes dyshohet se po planifikon një hatchback edhe më të vogël në klasën A dhe ky "fëmijë" i quajtur përkohësisht A-City natyrisht se do të bazohet në versionin më të shkurtër të platformës A-Class.

Ky është një njoftim shumë më specifik i modelit të ri të hyrjes në Mercedes krahasuar me spekulimet e tetorit për heqjen e Smart dhe krijimin e një modeli të ri për të konkurruar me rivalët BMW Mini dhe Audi A1.

Përveç kësaj, vetura e vogël e qytetit të Mercedes mund të jetë një bazë për klasën e re crossover më të vogël GLA, e cila do të debutojë një vit pas A-City, dhe emri i tij mund të jetë A-Adventure.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat