Si duket Cadillac i parë me rrymë - Bota Sot
Si duket Cadillac i parë me rrymë

Auto

Si duket Cadillac i parë me rrymë

Më: 14 janar 2019 Në ora: 13:18
Cadillac

Prodhuesi amerikan ka lëshuar fotografi të automjetit të tij të parë elektrik, i cili është një crossover me tre radhë ulëse.

Cadillac njoftoi një model plotësisht elektrik në konferencën për shtyp të mbajtur në prag të fillimit të panairit të makinave në Detroit, por nuk ka bërë të ditur emrin e modelit.

Fotot zbulojnë dizajnin e jashtëm dhe një pamje agresive, në të cilën mund të vendosen tre radhë ulësesh dhe të transportohen 6 udhëtarë.

Cadillac nuk ka komunikuar detaje teknike ose datën e lansimit të veturës elektrike, por njoftoi një ofensivë në treg në dy vitet e ardhshme, ku do të paraqesë një model të ri çdo gjashtë muaj.

Prodhuesi amerikan ka zbuluar gjithashtu se crossover me energji elektrike do të jetë i pajisur me teknologji të avancuara autonome të vozitjes, të cilat do ta lejojnë veturën të funksionojë plotësisht në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndërhyrje nga drejtuesi i automjetit.

Emri dhe specifikimet e këtij Cadillac do të bëhen të ditura pas hapjes së panairit të veturave në Detroit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...