Për këtë karavan AMG E63 S shiti Porschen 911 GT3

Auto

Për këtë karavan AMG E63 S shiti Porschen 911 GT3

Më: 26 janar 2019 Në ora: 21:59
AMG E63 S

Mercedes-AMG E63 S është njëri nga modelet më të kërkuar në ditët e sotshme.

Ai ka motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 450 kW/604 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3,5 sekonda dhe atë maksimale deri në 250 km/h, shkruan carcoops.

Tërë kjo fuqi e këtij modeli ishte e pamjaftueshme për pronarin e tij. Kështu që, ai shkoi te kompania Renntech që të kërkojë një injeksion “steroid” për veturën e tij të dashur. Kjo ka rezultuar që AMG E63 S i tij në version karavan të përforcohet në 607 kW/813 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0-100 km/h ta arrijë për më pak se 3 sekonda.

Image

Gjithashtu, ky AMG E63 S karavan tani ka edhe sistemin Akrapovic të shkarkimit të gazrave, set të ri të rrotave 21-inç me ngjyrë bakri nga AG Luxury Wheels, si dhe amortizatorët e rinj.

Profili në Instagram i pronarit përmban disa video të këtij AMG E63 S Estate. Po ashtu, ai ka shkruar “Djali im thotë ‘ke shitur GT3 dhe ke blerë këtë karavan?? Çfarë nuk shkon me ty? Pastaj shkuam për një xhiro. Rasti u mbyll”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat