Volvo tërheq 167.000 automobila

Auto

Volvo tërheq 167.000 automobila

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 18:21
Volvo

Volvo Cars njoftoi se do të tërheqë 167.000 njësi të modelit XC60, për shkak të një dështimi të mundshëm të mekanizmit elektrik për hapjen dhe mbylljen e derës së pasme.

Një zëdhënëse e markës suedeze të automobilave, në pronësi të Geely të Kinës, tha se bëhet fjalë për makinat e prodhuara në 2018 dhe 2019.

Volvo XC60 i ri ka qenë në shitje që nga viti 2017 dhe në mars 2018 është shpallur "Makina botërore e vitit" në Nju Jork.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat