Mercedes-Benz tregon “shkatërruesin” e borës

Auto

Mercedes-Benz tregon “shkatërruesin” e borës

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 00:08
Mercedes-Benz

Pastrimi i borës është një punë jo aq e lehtë dhe ka nevojë për pajisjet e duhura.

Kjo vecanërisht vlen për pjesën veriore të Suedisë, ku temperaturat arrijnë mjaft të ulëta dhe reshjet e bores janë të shpeshta.

Mercedes ka lëshuar një sërë fotografish që tregojnë një automjet dëbore të bazuar në platformën e tyre të gjithanshme Aroc HGV.

Ky kamion i madh ka jo më pak se tri pajisje për pastrimin e borës.

E para dhe ndoshta më e frikshmja është ajo e vendosur para. Ka një lartësi prej 1.8 metra dhe një harkë me të cilën trazon rrugët në thellësi të konsideruar.

Në anën tjetër është një tjetër plug i fuqishëm, i projektuar për të shtypur borën në ‘mure akulli’ anash rrugës. Ai siguron që bora e hequr dhe e freskët nuk do të kthehet sërish në rrugë.

Ekziston edhe një palë e tretë në anën e majtë të kamionit, e cila është më e vogël dhe kujdesët të heq cdo pjesë të cilat në disa raste nuk mund ta ketë kapur e para. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat