Toyota eliminon Priusin më të vogël

Auto

Toyota eliminon Priusin më të vogël

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:25
Toyota

Toyota do të ndalojë prodhimin e versionit më të vogël të modelit të saj hibrid - Prius C, njoftoi kompania japoneze.

Prius C, e cila debutoi shtatë vjet më parë, do të dalë në pension dhe të zëvendësohet nga hatchback i ri Corolla Hybrid, konfirmoi zëvendëspresidenti i marketingut për Toyota, Ed Laukes.

Ai nuk ka saktësuar se deri kur do të jetë modeli më i vogël në prodhim, por tha se ajo "ndoshta nuk do të jetë për një kohë të gjatë", dhe se Prius C ka përmbushur qëllimin.

Prius C u prezantua në vitin 2012 si një alternativë më e lirë dhe më e vogël e Prius standard, popullariteti i të cilit në atë kohë ishte në rritje.

Ndryshe, Prius C ka motor 1.5 litra benzinë me katër cilindra dhe motor elektrik, me një fuqi të përgjithshme të kombinuar prej 99 kuaj fuqi.

Nga ana tjetër, Corolla e re hibride është e pajisur me motor benzinë 1.8 litër dhe një motor elektrik me një fuqi totale prej 122 kuaj fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat