Pajisja e re detekton nëse telefoni po përdoret gjatë ngasjes së veturës

Auto

Pajisja e re detekton nëse telefoni po përdoret gjatë ngasjes së veturës

Më: 12 prill 2019 Në ora: 15:32
Teknologjia e re, e krijuar nga Westcotec

Policia nga Hampshire ka shfaqur një pajisje të re që mund të zbulojë kur shoferët po përdorin telefonat e tyre gjatë vozitjes.

Teknologjia e re, e krijuar nga Westcotec, mund të përcaktojë se në sa makina në një shtrirje të rrugës përdoren telefonat.

Kur pajisja zbulon një telefon që po përdoret, do të ndizet një simbol i telefonit në veturë për të këshilluar shoferin të ndalojë përdorimin e telefonit të tij – ngjashëm me ekranet LED të rrugës që paralajmërojnë shoferët të “ngadalësojnë shpejtësinë”.

Megjithatë, detektorët nuk mund të tregojnë nëse është shoferi ose pasagjeri që po përdor telefonin.

Forcat e policisë të Hampshire dhe Thames Valley janë të parët që përdorin pajisjen, e cila gjithashtu lejon zyrtarët të identifikojnë vendet ku telefonat përdoren shpesh nga shoferët.

Një zëdhënës i forcave tha: “Teknologjia mund të zbulojë kur Bluetooth është duke u përdorur, por nuk mund të zbulojë nëse një pasagjer po përdor telefonin, por sinjali do të aktivizohet duke kujtuar shoferët rreth shpërqendrimit të një telefoni gjatë makinës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat