Një grup rusësh, të njohur si ‘Jagger Garage’, kthyen një veturë nga kompania Bentley, të modelit ‘Continental GT’, në një tank ushtarak, transmeton lajmi.net.
Ultra-tanku, sipas tyre, është tepër i vështirë për t’u vozitur dhe nevojitet një trajnim special për këtë.
Gjithashtu, makina në fjalë arrin të kapë 50 km/h shpejtësinë maksimale.
Ata gjithashtu pretendojnë se vetura do të arrijë të prodhojë 400 kuaj-fuqi, pavarësisht se peshon gati 3 tonë.
Ndiqeni një demonstrim të veturës.