Land Rover Defender me plane shumë atraktive - Bota Sot
Land Rover Defender me plane shumë atraktive

Auto

Land Rover Defender me plane shumë atraktive

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 14:58
Foto

Versioni që prezantohet në vjeshtë, do të ndryshojë shumë nga paraardhësi

Gjatë muajit shtator, do të rikthehet ikona e të gjitha terreneve, transmeton Telegrafi. Me ndryshime të mëdha nga paraardhësi, Land Rover Defender do të ketë edhe plane mjaft atraktive, që do dominojë në treg.

Kompania britanike i ka shpërndarë disa fotografi, që e tregon këtë SUV me kamuflazh të lehtë, duke lënë të kuptohet dukjen që do ta ketë produkti final. Sipas Motoring, Defender i ri do përbledhë disa elemente prej modeleve të mëparshme.

Mark Cameron është drejtori i Jaguar Land Rover në Australi, që konfirmoi se kjo makinë të të përbëhet nga shumë modele që ka prodhuar Defender gjatë disa viteve.

“Kur ta shihni versionin e përfunduar, do të shihni se si e kemi kompletuar, nga pjesët më të mira të modele të prodhuara ndër vite. Në këtë formë, do të konkurojmë me prodhuesit më të fuqishëm. Sikur veprojnë rivalët tanë, ashtu do të bëjmë edhe me Defender, që t’i plotësojë nevojat e të gjithëve” ka thënë Cameron.

Në të njejtën kohë, Land Rover Defender do të ketë mundësi edhe më të mëdha për të gjitha terrenet, të gjitha në luks të lart dhe me mundësi të mëdha teknologjike.

Image
Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...