Tesla dhe Apple akuzojnë një kompani kineze për imitim

Auto

Tesla dhe Apple akuzojnë një kompani kineze për imitim

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 19:35
Foto

Kompanitë kanë bashkuar forcat, meqenëse konsiderojnë se e kanë një armik të përbashkët

Imitimi i pjesëve të ndryshme të makinave, stilit apo sistemit të funksionimit, nuk është asgjë e re, ndërsa është vështirë të merren masa lidhur me këto dëmtimeKur imitohet një sistem teknologji nga ndonjë kompani që e ka zhvilluar vet, është më e lehtë të zbulohet dhe të gjenden pikat kryesore të cilat janë të njëjta.

Sistemi i vet vozitjes që e ka zhvilluar Tesla dhe Apple, është imituar nga kompania kineze Xpeng, saktësisht divizioni saj Xmotors.ai që ndodhet në Shtete e Bashkuara.

Inxhinierët e Xmotors, dyshohet se kanë shfrytëzuar format e zhvilluara prej Tesla dhe Apple, për t’i kombinuar që të krijojnë sistemin e tyre të vet vozitjes.

Lidhur me akuzat e kompanive, është ngritur hetim nga gjykata që ende është duke vazhduar, derisa inxhinierët që janë marrë në pyetje, kanë thënë se nuk janë fajtorë për këto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat