Shkon në 200 mijë numri i porosive për veturën “e dështuar” të Tesla-s - Bota Sot
Shkon në 200 mijë numri i porosive për veturën “e dështuar” të Tesla-s

Auto

Shkon në 200 mijë numri i porosive për veturën “e dështuar” të Tesla-s

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 10:49
Foto

Shefi ekzekutiv i prodhuesit të veturave elektrike “Tesla”, Elon Muks, ka njoftuar përmes rrjetit “Twitter” se kompania e tij i ka marrë 200 mijë porosi për modelin e ri, të quajtur “Cybertruck”, vetëm tri ditë pas prezantimit.

Në një postim të mëhershëm, shefi ekzekutiv kishte thënë se kompania i ka marrë 146 mijë porosi dhe i ka njoftuar vazhdimisht përcjellësit e tij në internet për karakteristikat e veturës së re.

Për ta bërë porosinë e blerjes së veturës, personat e interesuar duhet t’i depozitojnë 100 dollarë paraprakisht, ndërsa çmimi i veturës fillon nga 39 mijë e 900 dollarë.

Prezantimi i kësaj veture ishte përcjellë me një skandal pasi xhami i saj anti-plumb ishte thyer nga një goditje me një objekt të fortë. Sidoqoftë, duket se kjo nuk ka ndikuar në suksesin e veturës së re në treg për shkak të numrit të madh të porosive.

Prodhimi i kësaj veture pritet të fillojë në vitin 2021. Ajo mund të porositet me një, dy ose tre motorë elektrikë, shkruan “Reuters”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat