Vidhet në Moskë limuzina e Stalinit - Bota Sot
Vidhet në Moskë limuzina e Stalinit

Auto

Vidhet në Moskë limuzina e Stalinit

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Një makinë antike ‘ZIS-115’, limuzinë e blinduar që ka mbajtur ish-lideri sovjetik Stalin, është vjedhur në Moskë.

Automjeti i zhdukur vlerësohet të jetë me vlerë rreth 2.8 milionë dollarë. Ngjarja, e cila ndodhi brenda natës në veri të kryeqytetit të Rusisë, është raportuar nga media sociale, BAZA.

Automjeti i rrallë, i cili ruhej në një garazh, u vodh nga gjashtë persona që u futën brenda dhe e morën ‘ZIS-115’, me peshë rreth 4.2 ton, me një kamion tërheqës.

Makina ishte e blinduar dhe e aftë t’i rezistojë një plumbi të kalibrit të lartë nga një distancë prej 25 metrash.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat