Sierra All-Mountain është e këndshme për ta vozitur, derisa duket shumë të mirë - Bota Sot
Sierra All-Mountain është e këndshme për ta vozitur, derisa duket shumë të mirë

Auto

Sierra All-Mountain është e këndshme për ta vozitur, derisa duket shumë të mirë

Më: 18 janar 2020 Në ora: 08:39
Sierra All-Mountain

Kur makinat e zakonshme të dedikuara për borë, nuk kryejnë asnjë funksion

GMC i njeh mirë klientët dhe kryen bashkëpunime të caktuara, në mënyrë që t’ju plotësojë dëshirën të gjithëve.

Në vitin 2017, GMC e kishte prezantuar konceptin e Sierra All-Mountain, me mundësi që të kalojë edhe nëpër terrenet më të vështira malore.

Image
Sierra All-Mountain

 

Të njëjtën makinë me 6.6 litra që prodhon 445 kuaj fuqi, GMS e ka dërguar në disa resorte turistike në Shtetet e Bashkuara, për të plotësuar nevojat e vizitorëve.

Kjo makinë, rrotat e së cilës janë zëvendësuar me shirita rrotullues sikur të tankeve, fillimisht është menduar të përdoren për nevoja emergjente dhe të domosdoshme.

Image
Sierra All-Mountain

 

Por, interesimi i madh për së paku një xhiro për të, ka bërë që të prodhohen edhe për eksperienca tjera siç është shëtitja.

Tani që është në dispozicion, Sierra All-Mountain del se është shumë e këndshme për ta vozitur, duket shumë të mirë dhe është praktik në përdorim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat