BMW me logo të re

Auto

BMW me logo të re

Më: 4 mars 2020 Në ora: 17:00
Foto

BMW ka lansuar logon e re, të vërejtur për herë të parë në konceptin sedan të modelit i4.

CarBuzz veneron se dizajni i ri, në thelb, është i ngjashëm me logon e vjetër, vetëm se brendësia e rrethit të logot është transparente. Ndryshimi është spikatur edhe në shkronjat mbi logon, duke ndryshuar fontin e tyre.

BMW mësohet se ka bërë ndërrimin e logos për të kremtuar dekadën e re, përkatësisht dekadën e dytë të mileniumit të tretë.

Meqë koncepti i BMW i4 është i pari model që posedon logon e re, prodhuesi gjerman i makinave nëpërmjet kësaj ka komunikuar në publik rëndësinë e makinës.

Image

I4 do të sfidojë kokë më kokë përformancës Tesla Model 3 pasi fillon prodhimin në Mynih vitin e ardhshëm.

Automobili prodhon 530 kuajfuqi, me motor elektrik dhe një paketë baterie 80 kWh.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat