Geneva Motor Show mund të mos rikthehet as gjatë vitit që vjen - Bota Sot
Geneva Motor Show mund të mos rikthehet as gjatë vitit që vjen

Auto

Geneva Motor Show mund të mos rikthehet as gjatë vitit që vjen

Më: 27 maj 2020 Në ora: 19:11
Foto Ilustrim

Aktiviteti më i mirë në botë për shfaqjen e veturave, mund të mos zhvillohet për dy vite me radhë.

Si pasojë e coronavirusit, është anuluar zhvillimi i Geneva Motor Show, njëjtë sikurse edhe e New York dhe Detroit Auto Show.

Derisa të gjithë mendonin se ky aktivitet, do të rikthehej gjatë vitit që vjen, kjo gjë ka mundësi të mos ndodhë.

Janë organizatorët që kanë pësuar shumë humbje, si pasojë e një organizimi që u anulua në momentin e fundit, derisa mungesa e fitimeve, mund t’i bëjë që të kenë vështirësi të mëdha për ta organizuar një aktivitet më 2021.

Shkaku i humbjeve serioze ekonomike, organizatorët e këtij aktiviteti kanë kërkuar një ndihmë në formë kredie nga kantoni i Gjenevës së Zvicrës, por që ende nuk është miratuar.

Numri i pjesëmarrësve në këtë organizim, është një tjetër indikator, që të mos ketë një shfaqje të re. Gjithnjë e më shumë, prodhuesit po i prezantojnë modelet e reja në aktivitete private, që po iu përshtaten sa më shumë.

Me situatën e krijuar nga pandemia, shumë prodhues i kanë prezantuar produktet e tyre nëpërmjet internetit dhe kjo doli se ishte shumë e suksesshme dhe nuk ka nevojë për shpenzimet marramendëse në organizime të caktuara. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat