Volkswagen prezanton makinën më të pazakontë që keni parë ndonjëherë

Auto

Volkswagen prezanton makinën më të pazakontë që keni parë ndonjëherë

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 14:31
Volkswagen

Volkswagen njoftoi modelin e ridizajnuar të modelit Arteon më 24 qershor, si dhe një version krejtësisht të ri të Shooting Brake, i cili në parim është një botim karavan i këtij modeli.

Fotot e modelit të vazhdueshmërisë serik tashmë kanë dalë në internet dhe janë duke u bërë virale, transmeton lajmi.net.

Ajo që mund të vërehet nga fotot është se versioni serik mbeti në përputhje me vizatimet e treguara nga Volkswagen së fundmi duke njoftuar modelin e ri.

Gjithashtu, në sy bien dy modele të ndryshme nga Arteon, ku Arteon i zi është një model i rregullt, ndërsa Arteon i verdhë është R-Line, me disa detaje të bëra nga kromi.

Ende nuk dihet nëse kjo makinë do të shitet edhe në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat