Rejnxh Rover Evok, automobili më i dëshiruar në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020

Auto

Rejnxh Rover Evok, automobili më i dëshiruar në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 13:47
Rejnxh Rover Evok

Rejnxh Rover Evok e fitoi çmimin kryesor të edicionit të parë të Zgjedhjes për automobil më të dëshiruar në Maqedoninë e Veriut “Rrota e artë”.

Finalistët janë ndarë në pesë kategori, ndërsa zgjedhja është bërë mes 16 automobilave. Me 13.000 vota në faqen zyrtare të “Rrotës së artë”, janë zgjedhur pesë fitues. Zgjedhja u inicua nga mediumi më i vjetër për automobila “Avto Plus”, ndërsa në të në funksion të organizatërove dhe prezenterëve të modeleve paraqiten Avto Plus, CARclub, Cars by Vik dhe RPM.

Rejnxh Rover Evok e fitoi çmimin kryesor për Automobil më të dëshiruar në Maqedoninë e Veriut për vitin 2020 me 35,79 për qind të votave.

Katër kategoritë tjera, për të cilat janë ndarë çmime janë Automobil i elektrizuar më i dëshiruar, Biznes automobili më i dëshiruar, Automobili familjar më i dëshiruar  dhe Automobili i qytetit më i dëshiruar.

Votimi në ueb faqen kryesore të “Rrotës së artë” filloi më 15 shkurt dhe ka zgjatur deri në fund të muajit dhe të gjithë kanë pasur mundësi të votojnë për favoritin e vet. Fituesit janë shpallur më 1 mars, ndërsa çmimet janë ndarë mbrëmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat