Përkufizimi i ri i luksit

Auto

Përkufizimi i ri i luksit

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 06:24
Mercedes

Që nga hedhja në treg në vitin 2015, rreth 60 000 njësi Mercedes-Maybach S-Class janë shitur në të gjithë botën. Në vitin 2019, rreth 12 000 njësi janë shitur në të gjithë botë, një shifër rekord për modelet Mercedes-Maybach S-Class. Në përqindje, rritjet e shitjeve në Kinë shënuan numra dyshifrorë.

Krahas Kinës, ka patur një rritje të kërkesës dhe në tregjet kryesore, të tilla si Rusia, Koreja e Jugut, SHBA-të dhe Gjermania. Ndërkohë, Mercedes-Maybach S-Class i ri do të vazhdojë të njëjtën histori suksesi. Modeli i ri kombinon përsosmërinë dhe zgjidhjet e teknologjisë së avancuar të modelit të ri Mercedes-Benz S-Class, të prezantuara së fundmi me ekskluzivitetin dhe traditën e Maybach.

Modeli i ri do të jetë rreth 18 cm më i gjatë, krahasuar me variantin Long (i gjatë) të Mercedes-Benz S-Class të ri. Falë ndjenjëseve Ekzekutive, si pjesë të paketës standarde dhe paketës së shoferit, pjesa e pasme shndërrohet në një zonë komode pune ose çlodhjeje. Këto veçori plotësohen me detaje të tjera ekskluzive, të tilla si zona me hapësira më të gjera dhe me zbukurime në pjesën e pasme të sediljeve të përparme, si dhe në hapësirën ndërmjet dy pasagjerëve, në pjesën e pasme. Në shumë tregje, shitjet e Mercedes-Maybach S-Class do të fillojnë para fundit të këtij viti. Ndërkohë, në tregun europian shitjet do të fillojnë në Gjermani në pranverën e vitit 2021, të cilat do të pasohen dhe nga tregjet e tjera.

“Me modelin e ri Mercedes-Maybach S-Class, forcojmë akoma më shumë gamën e produkteve tona progresive, moderne dhe ekskluzive, pak para 100 vjetorit të modelit të parë Mercedes-Maybach”, shprehet Dirk Fetzer, Drejtori i Menaxhimit të Produkteve Mercedes-Maybach. “Siç ka ndodhur dhe në atë kohë, edhe klientët e sotëm kanë pritshmëri të larta për ekskluzivitetin dhe individualitetin, dizajnin elegant dhe standardin e klasit më të lartë, të gjitha të bazuara në teknologjinë më të fundit. Sidomos në lidhje me komoditetin, sigurinë dhe dizajnin, Mercedes-Maybach S-Class i ri ka karakteristika unike në segmentin luksoz shumë të famshëm”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat