Kompania e njohur refuzon ndihmën shtetërore

Auto

Kompania e njohur refuzon ndihmën shtetërore

Më: 2 janar 2021 Në ora: 19:17
Markus Duesmann

CEO i gjigantit gjerman të prodhimit të makinave “Audi”, Markus Duesmann refuzon ndihmën për koronavirus nga shteti gjerman për industrinë të cilës i takon ai.

“Unë do ta konsideroja të paturpshme të vazhdoja promovimin e industrisë së automobilave”, ka thënë ai për gazetën “Süddeutsche Zeitung (botimi i së shtunës). “Korona na i largon plotësisht fitimet, e vërtetë.

Por pothuajse të gjitha kompanitë – prodhuesit dhe furnizuesit e sferës së prodhimit dhe shitjes së makinave- mund të mbijetojnë”.

Ndryshe është, për shembull, në degët e hotelierisë dhe atë të organizimit të ngjarjeve, në të cilat shumë kompani duhet të mbyllen përgjithmonë. “Kjo më dhemb shumë. Është tragjike. Ndërsa nuk është tragjike që kemi dhjetë për qind më pak vëllim të shitjes. Ne mund ta përballojmë këtë, dhe pastaj vazhdojmë“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat