Michelini planifikon të ulë forcën punëtore

Auto

Michelini planifikon të ulë forcën punëtore

Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:16
Michelin

Prodhuesi francez i gomave, Michelin, ka njoftuar të mërkurën se do të shkurtojë 2300 vende pune në kompani, në një periudhë trivjeçare, si pjesë e planit për thjeshtësim të prodhimit dhe konkurrencës në Francë.

“Plani është pjesë e një qasjeje të gjerë bashkëpunimi dhe dialogu social dhe do të mbështetet në negocimin e një marrëveshjeje kornizë trivjeçare që s’do të sjellë asnjë pushim nga puna”, ka thënë kompania.

Heqja e 2300 vendeve të punës është gati 2 për qind e forcës punëtore të kompanisë në gjithë botën.

Pandemia e COVID-19 ka goditur dukshëm industrinë e automobilizmit që ka ngecur edhe në kalimin drejt veturave elektrike.

“Plani nuk mbështetet në mbyllje të fabrikave”, ka thënë kompania.

Michelini ka shtuar se masat do të prekin 1100 vene pune në zyra dhe 1200 në fabrika, e se gati 60 për qind e këtyre pozitave do të reduktohen në bazë të skemave të pensionimit.

Kompania aktualisht ka më shumë se 127 mijë punëtorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat