Opel Corsa speciale që do ta dëshironte çdokush

Auto

Opel Corsa speciale që do ta dëshironte çdokush

Më: 23 janar 2021 Në ora: 14:16
Opel Corsa

Oferta e re e Opelit për tregun gjerman është versioni i ri i modelit Corsa, i quajtur “Individual”, e të cilin do ta dëshironte çdokush.

Fjala është për versionin special me motor benzinë 1.2-litër me kapacitet prej 74 kW/100 kuajfuqi, i cili është në kombinim me marshin manual me 6 shpejtësi.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë, Corsa Individual e arrin për më pak se 10 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 194 km/orë.

Opel Corsa Individual vjen me eksterier me ngjyrë të zezë dhe me disa detaje me ngjyrë të kuqe, rrotat 17-inçësh nga alumini, si dhe me ulëset e përparme sportive dhe timonin me ngrohje.

Ndër të tjera, Corsa Individual vjen edhe me ekran 7.0-inçësh për argëtim dhe informim, sistemin për parkim “Park Assist”, sistemin për frenim automatik në rast të detektimit të këmbësorëve, sistemin për identifikimin e shenjave të komunikacionit, si dhe me sisteme të tjera që përdoren kohëve të fundit.

Po ashtu kompania ka zbuluar edhe çmimin e tij, që është 23.890 euro.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat