Volkswagen prezanton projektin e së ardhmes “Trinity”

Auto

Volkswagen prezanton projektin e së ardhmes “Trinity”

Më: 28 prill 2021 Në ora: 16:30
“Trinity”

Kompania gjermane Volkswagen ka bërë të ditur disa detaje të reja lidhur me “Trinity”, projektin e saj më të madh të së ardhmes sa i përket veturave elektrike. Ky model do të vë standarde sa i përket shpejtësisë së mbushjes së baterisë, softuerit dhe lëvizjes.

Sipas disa informacioneve, do të jetë një përzierje e crossoverit, hatchbackut dhe sedanit, me disa ngjashmëri të konceptit “I.D. Vizzion” të para disa viteve.

Trinity Project do të nisë të prodhohet për klientët më 2026, me sistem autonom të lëvizjes të nivelit të dytë, por që do të jetë i gatshëm edhe për nivelin 4, kur të paraqitet më vonë.

Trinity Project do të jetë në majë të gamës së modeleve elektrike të VW-së dhe dizajni do të jetë i bazuar në arkitekturë të re (do të jetë ndër të parët modele që do të shfrytëzojë ‘Scalable Systems Platform’).

Një prej prioriteteve të VW-së do të jetë që me një mbushje të baterisë, vetura të ketë lëvizje shumë të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat