Automjeti robot për transportin e pasagjereve

Auto

Automjeti robot për transportin e pasagjereve

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 00:42
Njihuni me “Mole Urbana”, motori elektrik me katër rrota

I projketuar nga Umberto Palermo “Mole Urban” nuk ka nevojë për shofer, ndalon në stacionet e përcaktuara

Njihuni me “Mole Urbana”, motori elektrik me katër rrota, projektuar nga Umberto Palermo.  Sipas ideuesve të saj do të dalë në shitje në vitin 2022. Çmimi i tij do të jetë nga 14 deri në 18 000 euro.

Prototipi, i paraqitur më 2 Korrik 2020 në Muzeun Kombëtar të Automjeteve, është shndërruar në një produkt industrial në më pak se një vit. Modeli synon të jetë një përgjigje ndaj ndryshimit të lëvizshmërisë së qytetit, si për transportin e njerëzve ashtu edhe për lëvizjen e mallrave i fokusuar në riciklimin e përbërësve.

Gama përfshin versionin ”La Small” me dy vende, ”La Corriera” 4-vendësh dhe ”Il Pick-up”. Autonomia do të garantojë një distancë midis 100 dhe 200 kilometrash, shpejtësia do të kalojë 50 km/h, por e kufizuar në përputhje me rregulloret në fuqi. Parashikohet gjithashtu një sistem novator ndihmës i karikimit diellor që integrohet me “fuqinë elektrike” të automjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat