Lansohet vetura më e shpejtë e Teslas

Auto

Lansohet vetura më e shpejtë e Teslas

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 19:42
Modeli “S Plaid”

Kompania e prodhimi të veturave, Tesla, ka lansuar modelin e saj më të shpejtë “S Plaid”, duke synuar të ringjallë interesin në veturat sedan pas një dekade dhe të shmangte konkurrencën me rivalët si Porsche, Mercedes-Benz dhe Lucid Motors në veturat elektrike.

Modeli “S Plaid” ka një diapazon 390 milje dhe mund të shkojë nga zero në 60 km/h në orë në më pak se dy sekonda.

"Ne jemi në prodhim dhe do të dorëzojmë 25 veturat e para tani, dhe pastaj në thelb duhet të jemi duke prodhuar qindra vetura në javë dhe një mijë vetura në javë tremujorin e ardhshëm", ka thënë shefi ekzekutiv Elon Musk në fabrikën e kompanisë në Fremont, Kaliforni.

Musk e ka quajtur këtë model si makin më të shpejtë ndonjëherë.

Tesla rriti çmimin e këtij modeli për 10.000 dollarë, pasi fillimisht kushtoi 120.000 dollarë ndërsa tani fillon nga 130.00 dollarë.

Tesla vonoi lansimin e “S Plaid” disa herë. Fillimisht u caktua në shkurt, ngjarja u shty përsëri në 3 qershor, para se të shtyhej deri më 11 qershor.

“S Plaid” gjithashtu ka ardhur nga plane më ambicioze. Model S Plaid supozohej të ishte një veturë me tre motorë me paketën e re strukturore të baterisë së Teslas që mundësohej nga qeliza e re e baterisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat