Kundërshtohet hapja e fabrikës së Teslas afër Berlinit

Auto

Kundërshtohet hapja e fabrikës së Teslas afër Berlinit

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 10:09
Fabrika e Teslas

Grupet mjedisore gjermane kanë paraqitur një kundërshtim zyrtar ndaj një leje të përkohshme nga autoriteti mjedisor Brandenburg për ndërtimin e një fabrike Tesla afër Berlinit, ka thënë avokati i grupeve.

Kundërshtimi bazohet në pretendimin se Tesla nuk ka sqaruar mjaftueshëm se çfarë masash paraprake do të marrë për të parandaluar që gazi shumë helmues të mos dalë nga fabrika, tregoi dokumenti i kundërshtimit.

Dokumenti shkruan se Tesla gjithashtu kishte ndryshuar dokumentet e saj të aplikimit për të prodhuar qelizat e baterisë në mjedis, për të cilat nuk ka marrë ende lejen e nevojshme.

Dy grupet, Gruene Liga dhe NABU, thanë se ata do të shkojnë në gjykatë nëse autoritetet shtetërore nuk arrijnë ta pezullojnë lejen deri më 16 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat