Përsëri në skenë Countach nga Lamborghini

Auto

Përsëri në skenë Countach nga Lamborghini

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Ky nuk është as një paraqitje jozyrtare, as një thashethem, por një gjë e vërtetë.

Lamborghini njoftoi personalisht lajmin e madh dhe konfirmoi pa mëdyshje, “Countach i ri po vjen”.

Lajmi sapo është postuar në mediat sociale, dhe shoqërohet me një video ku mund të shohim një seri posterash klasikë me Countach.

Më në fund, skica e veturës së re mund të shihet për një moment, së bashku me mesazhin e qartë të përmendur më parë.

Skicat e veturës sportive shoqërohen me një sërë pyetjesh nga fansat, nga fakti nëse do të jetë vetëm një koncept deri tek fakti nëse është një veturë në e bazuar në Aventador.

Siç qëndrojnë gjërat tani, Aventador Ultimae është modeli më i fundit V12 i Lamborghini, por V12 do të mbetet në ofertë si pjesë e shtytjes hibride.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat