Detajet e veturës së re të Lamborghinit

Auto

Detajet e veturës së re të Lamborghinit

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 20:13
Lamborghini konfirmoi se do ta rikthejë emrin Countach në një superveturë

Në një lëvizje shokuese, Lamborghini konfirmoi se do ta rikthejë emrin Countach në një superveturë. Tani kanë nisur të publikohen detajet e modelit të ri.

Countachi i rilindur do të ketë motor 6.5-litërsh V12 por me emetime të pakta të karbonit.

Kompania ka konfirmuar se vetura do të vijë me rreth 800 kuajfuqi që do t’i mjaftojnë që përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë ta arrijë për më pak se tre sekonda.

Sa i përket dizajnit, ai pritet të ruajë disa nga veçoritë kryesore të modelit ikonik 50-vjeçar.

Countachu pritet që të mos jetë i vetmi model që do të vijë në pak kohë nga Lambo.

Në vitin 2023 pritet të vijë edhe pasardhësi i shumëpritur i Aventadorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat