Hidrogjeni është e ardhmja?

Auto

Hidrogjeni është e ardhmja?

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Toyota, së bashku me Sumitomo Mitsui Banking dhe Sparx, do të investojnë 120 milionë euro për të financuar një fond të ri për të mbështetur teknologjitë e reja, veçanërisht zhvillimin e termocentraleve me hidrogjen.

Mirai Creation Fund III ka një plan për të mbledhur një total prej 100 miliardë jen (rreth 771 milionë euro) për të mbështetur zhvillimin e teknologjive inteligjente, robotikës, teknologjisë së hidrogjenit, elektrifikimit dhe zhvillimit të materialeve të reja.

Fondi do të nisë në tetor të këtij viti dhe synon të investojë në kompani që kanë teknologji për brezat e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, ai do të mbështesë teknologjitë që ndihmojnë në arritjen e neutralitetit të karbonit.

Investitorët shtesë do të jenë në gjendje të aplikojnë në fond deri në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm. Një nga qëllimet kryesore është investimi në hidrogjen, pra shtytja e hidrogjenit, prodhimi dhe shpërndarja e hidrogjenit. Toyota tashmë po punon shumë për të zhvilluar një fabrikë hidrogjeni, dhe përveç veturave, ka edhe anije, kamionë dhe trena hidrogjeni në ofertë.

Le t’ju kujtojmë, vetura e parë serike me hidrogjen – Toyota Mirai, është shitur në të gjithë botën për gjashtë vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat