Me të nuk do të keni problem në parkingje

Auto

Me të nuk do të keni problem në parkingje

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Kur thonë se gjërat ndryshojnë me kohë, duket se nuk është marrë parasysh rritja e veturave dhe se ato çdo ditë e më shumë po kanë vështirësi të qarkullojnë nëpër rrugët e ngushta të shumë qyteteve nëpër botë, dhe që ndoshta janë ndërtuar mbi 50 vite më parë.

Megjithatë, problem të madh paraqesin parkingjet e ngushta në garazhet publike, për faktin se standardet që bazohen në vizatimet e skicuara të parkingjeve nuk kanë ndërruar me dekada.

Edhe pse 30 vite më parë gjerësia e një veture ishte rreth 180 centimetra, sot ka mjete që janë mbi dy metra të gjera. E nëse vetura të tilla gjinden në parkingje njëra pranë tjetrës, është e qartë që shoferi dhe pasagjerët do të kenë problem të dalin nga mjetet.

Por ka edhe vetura që viteve të fundit përdoren që janë të prodhuara enkas për kushtet e trafikut në qytete të dendura, me të cilat nuk do të duhej të kishit problem në parkingje. Në kërkim të veturave më të ngushta dhe të shkurtra, ka shumë befasi. E para është që Smart nuk është vetura më e ngushtë dhe më e shkurtër.

Gjenerata e kaluar ishte vetëm 175 centimetra e gjerë – duke përfshirë pasqyrat. Megjithatë, Smarti i ri është zgjeruar në 189 centimetra – përkatësisht 166 centimetra pa pasqyra.

Ju sjellim listën e disa prej veturave më të ngushta dhe të shkurta – Citroen C1 është 188 cm (166 cm pa pasqyra), Fiat 500 deri në 187 (163 cm pa pasqyra) dhe Hyundai i10 deri në 187 cm (166 cm pa pasqyra). Aty është edhe Renault Twizzy dhe Skoda Fabia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat