Kur Mini nuk është mjaftueshëm mini

Auto

Kur Mini nuk është mjaftueshëm mini

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Morris Mini 1000 i shkurtuar, së shpejti do të ofrohet për shitje në një ankand në Britani të Madhe.

Me vetëm tri metra gjatësi, Mini origjinal futet në listën e veturave më të vogla në botë – e pikërisht edhe për këtë mban këtë emër.

Megjithatë ekzistojnë disa persona që mendojnë se kjo veturë e vogël duhet të jetë edhe më e vogël – duke e shkurtuar përgjysmë dhe duke i hequr materialet e tepërta.

Në fakt një Mini i tillë, është shkurtuar në një garazh dhe ndryshe quhet “Shorty”, ku së shpejti do të dalë në shitje në Angli.

Që “Shorty” t’i ketë të gjitha pjesët në proporcion me karrocerinë, dyert janë modifikuar që t’i përshtaten tërë trupit.

Gjithashtu janë ndërruar edhe kornizat e dritareve dhe të kulmit. Sa i përket brendësisë, gjithçka është më intime për shoferin dhe bashkudhëtarin. Ulëset kanë standardin e një Mini standard që është prerë në gjysmë.

Në anën tjetër të dhënat teknike tregojnë se ky Mini mini akoma përdor motorin standard të serisë A prej 998 ccm, me vetëm 38 kuaj-fuqi.

Motori me 1.0 litra kurrë nuk ka arritur ta bëjë këtë veturë të shpejtë, por me heqjen e gjysmës së karrocerisë, “Shorty” do të duhej të ishte paksa më i shpejtë sesa ai origjinal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat