Tesla rrit çmimin e modelit X dhe varianteve të modelit S

Auto

Tesla rrit çmimin e modelit X dhe varianteve të modelit S

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Tesla Inc ka rritur çmimin e varianteve të saj Model X Long Range dhe Model S Long Range me 5,000 dollarë.

Kjo, sipas mediave të huaja, është bërë e ditur nga faqja e internetit e prodhuesit të makinave elektrike.

Kështu, modeli X Long Range dhe Model S Long Range tani shiten respektivisht për 104,990 dollarë dhe 94,990 dollarë.

Po sipas faqes së internetit, çmimet për Model Y Long Range dhe Model 3 Standard Range Plus u rritën me 2,000 dollarë, në 56,990 dollarë dhe 43,990 dollarë respektivisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat