Toyota zbulon crossoverin e ri Aygo X

Auto

Toyota zbulon crossoverin e ri Aygo X

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 22:33
Foto

Toyota ka prezantuar Aygo X tërësisht të ri, një crossover unik në segmentin A, i projektuar dhe prodhuar në Evropë për të përmbushur nevojat e jetës urbane dhe periferike në Kontinentin e Vjetër.

Për ta bërë Aygo X tërësisht të ri produktin më të mirë në ofertë në këtë segment, Toyota ka ndërmarrë një kërkim të plotë mbi nevojat e vozitjes në qytet në të gjithë kontinentin – duke dëgjuar dëshirat e klientëve për një veturë të hijshme, kompakte dhe të besueshme.

Rezultati është vetura më e fundit kompakte nga familja Toyota, e montuar në platformën e suksesshme GA-B të Toyota Global New Architecture (TNGA), e cila u përdor për herë të parë për Yaris-in e ri (Makina Evropiane e Vitit 2021), dhe së fundmi në modelin, Yaris Cross.

Aygo X tërësisht i ri ofron të gjitha këto dhe më shumë, për të qenë gjithçka që një blerës evropian dëshiron nga një veturë e segmentit A.

“Segmenti A është shumë i rëndësishëm për ne. Jo vetëm që Toyota ka sjellë shumë klientë të rinj. Ajo gjithashtu përmbush misionin tonë për t’i ofruar të gjithëve zgjidhjen e duhur të lëvizshmërisë,” tha Andrea Carlucci, Zëvendës President, Produkte dhe Marketing, Toyota Motor Europe. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat