Suzuki Jimny, “miniatura e klonuar” e Brabus 800

Auto

Suzuki Jimny, “miniatura e klonuar” e Brabus 800

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Ata që janë të “dashuruar” në Mercedes-AMG G63, por që nuk mund ta përballojnë financiarisht, ekziston një alternativë interesante.

Fjala është për modelin Jimny të Suzuki, i cili përfaqëson klonin miniaturë të modelit Mercedes-AMG G63, përkatësisht Brabus 800.

E tërë hapësira brenda kabinës është modifikuar dhe avancuar me komponentë të Brabusit – kështu Jimny ka një pamje luksoze sikurse G800-a e vërtetë.

Ndryshe Suzuki Jimny gëzon simpati të madhe të adhuruesve të kësaj marke në mbarë botën, pasi kjo veturë për terrene malore është shumë i kërkuar për shkak të çmimit të volitshëm dhe shpenzimeve të vogla.

Jimny është modifikuar në atë mënyrë që të ngjaj jo vetëm me Mecedes G-Class, por sikurse versioni i modifikuar i Brabusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat