Prezantohet modeli i ri nga Honda

Auto

Prezantohet modeli i ri nga Honda

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 11:09
Honda ka prezantuar zyrtarisht gjeneratën e re të modelit MPV Step WGN

Honda ka prezantuar zyrtarisht gjeneratën e re të modelit MPV Step WGN, premiera e të cilit do të mbahet në Japoni më 7 janar të vitit të ardhshëm.

Me këtë model, Honda synon rivalët si Toyota Noah dhe Voxy, si dhe Nissan Serena, shkruan Autoblog.

Tani për tani, dihet se Step WGN i ri, përveç që është më modern dhe një liste më të gjerë të sistemeve të sigurisë dhe asistencës së shoferit, do të marrë edhe motorin hibrid të Hondas: HEV, i cili do ta bëjë këtë gjeneratë më ekonomike deri më tani.

Përveç versioneve standarde, në ofertë do të jetë edhe versioni Modulo X me pamje më tërheqëse dhe pajisje më të pasura.

Honda gjithashtu njofton se dërgesat për klientët e parë në Japoni do të fillojnë në pranverën e vitit 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat