Pas aksidentit ishte shkatërruar, pronari i ri investoi që ta “rikthej në jetë”, Audi R8 GT e shndërroi në “bishë” me 1.500 kuaj-fuqi

Auto

Pas aksidentit ishte shkatërruar, pronari i ri investoi që ta “rikthej në jetë”, Audi R8 GT e shndërroi në “bishë” me 1.500 kuaj-fuqi

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Ajo çfarë sot mund të konsiderohet legale për lëvizje nëpër autostradë varet nga lokacioni, por në SHBA çdo herë e më shumë po lejohen mjete të ndryshme motorike të qarkullojnë lirshëm.

Shembulli më i mirë është Audi R8 GT prodhim i vitit 2012, që në total u prodhuan vetëm 333 njësi dhe 90 për qind prej tyre u shitën në SHBA.

Atë e vë në lëvizje motori i modifikuar 5,2 litra V12 që prodhon 552 kuaj-fuqi. E sipas specifikave të fabrikës, GT mund të arrijë shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 6,2 sekonda, para se të arrijë shpejtësinë maksimale prej 320 km/h.

Është e qartë se bëhet fjalë për një veturë tejet të fuqishme dhe të shpejtë. Megjithatë kjo veturë e rrallë i mbijetoi një aksidenti të rëndë dhe iu shit një pronari tjetër.

Pjesë e pasme ishte shkatërruar plotësisht, pjesa e derës së shoferit dhe ai e anës së djathtë gjithashtu ishin shkatërruar. Audi qëndroi në atë gjendje derisa iu shit pronarit të tretë – Austinit nga kompania LeeC Parts dhe pronar i garazhit Scrap Life Garage.

Ai mendonte se ia vlen ta shpëtojë, kështu me ekipin e tij bëri një punë të jashtëzakonshme. Motorin ia rregulluan ekspertët e Underground Racing që janë të njohur për punën e tyre në motor të fuqishëm, kështu R8 GT tani në vend të 552 kuaj-fuqive zhvillon hiq më pak se 1.500.

Austin akoma nuk e ka testuar veturën në 400 metra. Ai me kalimin e kohës do të rregullojë edhe pjesën e pasme, e tani po e nget pa gjysmën e pjesëve në karroceri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat